Ngjarjet e datës 25 shkurt
Lexohet për: 2 min.
Logo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:00)
    
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë,  Rini dhe Sport prezanton analizën për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00) 
Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. (Zyrat e GLPS, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë - Serbi. (Salla plenare e Kuvendit, ora 11:00)    
Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 12:00)  
    
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025