Sbunker dhe Alternativna organizojnë konferencën “Building Bridges or Widening Gaps?”, marrin pjesë Arbër Vokrri, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Jennifer Lawson, këshilltare për Çështje Publike në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq, President i Partisë Demokracia Serbe (Hotel Sirius, ora 09:30)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 66. Pranimi i ofertave bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në sektorin e Drejtësisë, gjatë tre vite e gjysmë të mandatit të Qeverisë Kurti. (KDI, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 11:00)
Bëhet përurimi i projektit të Shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë, në 26-vjetorin e themelimit të kësaj pike. (Fshati Rancë, Shtime, ora 11:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 15:00)
Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Tranzicioni drejt energjidë së ripërtëritshme”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 16:00)