Ngjarjet e datës 26 prill
Lexohet për: 3 min.
ngjarjetedites
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet seanca gjyqësore, në  lidhje me rastin e lejes ndërtimore të kontestuar nga AVONET dhe banorët e rrugës “Gëzim Sahiti”. (Gjykata Themelore Prishtinë - Departamentin për Çështje Administrative, salla 234, ora 09:00)

Organizata Botërore e Punës, Inspektorati i Qendror i Punës, me ndihmën e ambasadës Suedeze dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbajnë konferencën Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. (Hotel International Prishtina, ora 09:30)

Mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet konferenca vjetore për shënimin e Ditëve të  Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, organizuar nga Ministria e Industrisë, në bashkëpunim me Ministrinë  e Kulturës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00 -13:15)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, organizon konferencën STEMinists’24. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare të UP-së, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë harton planin e punës së komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023.” ( Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 11:00)

Avokati i Popullit mban tryezë diskutimi me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Institucioni i Avokatit të Popullit, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë organizon aktivitetin “Shkolla e 100-të” të lidhjes së 100 shkollave me internet me shpejtësi të lartë e me mbulim të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, Elene Imnadze, zyrtare e Lartë e Operacioneve, Banka Botërore. (Shkolla Profesionale, Shtime, ora 11:45)

Mbahet manifestimi qendror i daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. (Drenoc, ora 12:00)

Nën përkujdesjen  e  presidentes Vjosa Osmani zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET. (Klinika e Mjekësisë Bërthamore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 12:30)

Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Rini. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, konstituon  komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024