Mbahet edicioni i tretë i Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, (KPDS) të titulluar: “Realitete radikale: dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”. (Hotel “Emerald", Prishtinë, ora 09:00)
Organizata Shoqata e Grave në përkrahje të luftës kundër kancerit të gjirit në Kosovë – Renesanca, mban konferencë. (Klan Arena, ora 09:00)
Nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 09:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton dhe miraton draft Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton propozimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtares studente në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës miraton raportin fillestar të punës së ekspertëve dhe harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i punishtes së rrobaqepësisë”, i cili është implementuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). (Qendra Burimore dhe Këshillim “Nënë Tereza”, Prizren, ora 11:00)