Ngjarjet e datës 25 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet ngjarja kulturore “Ndërtimi i Mozaikut më të Madh Origami” (Flamuri Kombëtar Shqiptar) - tentim për të vendosur një Rekord të Ri Botëror Guinness.  (Palestra Sportive “Ilaz Kodra” Skenderaj, ora 11:00-17:00)  

Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë. (Rruga “Hasan Prishtina”, lagjja “Priam Village Prishtina”, Prishtinë, ora 12:00)

Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me revistën “Lacivert” dhe “Turkuaz Medya Group” organizon panelin "Takimet Lacivert". (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 14.00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu hap ceremoninë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024