Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se është shqetësues diskursi publik lidhur me Kodin Civil. Sipas tij, deklaratat publike përmbajnë gjuhë të urrejtjes, janë të papranueshme dhe krijojnë polarizim të skajshëm. Kështu deklaron ai për KosovaPress, ku flet edhe për Ligjin për Zgjedhje dhe bojkotin e serbëve në veri të vendit për procesin e regjistrimit të popullsisë. Qelaj thotë se bojkoti i serbëve në regjistrimin e popullsisë është gabim.
Qelaj flet edhe për Kodin Civil dhe pamundësinë që të sillet në kuvendit për miratim. Sipas tij, formulimi aktual në Kodin Civil për zgjidhjen juridike të procedurave për martesë të personave të gjinisë së njëjtë, nuk është i formuluar në përputhje me Kushtetutën. Ai e konsideron të papranueshme gjuhën e përdorur, ku thotë se krijon polarizim te skajshëm.
“Kemi vërejtur që ka disa mangësi, por kryesorja për neve ka qenë mos marrja e masave për t’i ndryshuar përfshirjen e grave në listat zgjedhore tek subjektet politike, për çka Avokati i Popullit qysh në vitin 2019, ka pasur një padi në gjykatë. Ish-Avokati i Popullit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, një padi me të cilën ka kërkuar që kuotat në listat e partive politike të jetë 50/50, ashtu siç e kërkon Ligji për Barazi Gjinore, si normë afirmative për të arritur një barazi dhe mos diskriminim të grave...Unë pres nga Gjykata Kushtetuese për të marrë një vendim për këtë çështje, nuk jam i prirur për të komentuar as për t’i para komentuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese por jam i prirur për t’i besuar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.