Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Ceremonia shtetërore mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10:00. Më pas Osmani e Radev do të mbajnë konferencë për media.
Zyra për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin Drejtësia Sociale për rom, ashkali dhe egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizon diskutimin “Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel “Sirius” salla “Ariga”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Këshillit Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati i gjashtë, objekti i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizikë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestojnë para Rektoratit të UP “Hasan Prishtina” për paga. (Ora 10:00-11:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takimin e dytë publik me qytetarë, ku do të raportojë për punën njëvjeçare. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)
Sindikata e KEK-ut mban protestë para zyrave të KEK-ut. (Ora 11:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit)
Përurohet fusha sportive. (Gjonaj i Prizrenit, ora 13:00)
Përurohet salla sportive. (Romajë e Hasit Prizren, ora 14:00)
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton raportin vjetor 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00)