Ngjarjet e datës 21 shkurt
Lexohet për: 2 min.
njoftimeettt
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore, hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta. (Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Studentore, ora 07:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mbajnë takim me kryetarët e komunave. (Hotel “Internacional Prishtina”, ora 09:00)

Themelohet Fintech Kosova (FIKS), që do të udhëheq revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë, me iniciativë të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe kompanive Numarics, OneFor, Paysera dhe Swinto. (Hotel Garden, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione njofton lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës; Të ftuar përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 8 dhe 14 shkurt 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 13:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon ceremoninë e përzgjedhjes së Laureatëve 2023. (Klan Arena, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024