Ngjarjet e datës 2 shkurt
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar do të mbajnë një konferencë për shtyp online. (Ora 9:00, ZOOM)

Mbahet workshopi Echocardiography Save the Day me mjekë nga Italia. (Pejë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik mbi nismën ligjore për Projektligjin për peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, si dhe shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar të Komisionit për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë se sekuestruar dhe konfiskuar, me raport amendament të Komisionit funksional për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024