Ngjarjet e datës 2 gusht
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021. I ftuar: ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.  Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021. I ftuar: drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024