Ngjarjet e datës 19 maj
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. (Kabineti i Presidentes, ora 09:00 - mediat pamje në fillim të takimit. Pas takimit do të ketë deklarime)

Mbahet turneu XXV përkujtimor individual për seniorë në pingpong “Ahmet Hoxha 2024”. (Pallati i Sporteve “Bill Klinton”, Ferizaj, ora 10:00)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Elizabeth M. Allen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:15, mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë)

Mbahet finalja e turneut tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”, organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës (FboxK). (Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024