Ngjarjet e datës 15 korrik
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizojë një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). (Zyrat qendrore të AKP-së Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës organizon tryezën shkencore “Kombësia e mohuar”. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 11:00)

Me rastin e “15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Ambasada e Turqisë në Prishtinë organizon ceremoni përkujtimore. (Rezidenca e ambasadorit Prishtinë, ora 11:00)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini mbajnë konferencë për media. (Hotel “Çarshia e Jupave” në Çarshinë e Vjetër Gjakovë, ora 12:50)

Me rastin e “15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA do të organizojë Turneun e Shigjetarisë. (Palestra Sportive “Sezai Suroi” Prizren, ora 13:30)

Presidentja Vjosa Osmani, organizon ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024. (Amfiteatri i Gërmisë Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024