Ngjarjet e datës 14 qershor
Lexohet për: 4 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të presë në vizitë zyrtare homologun austriak Alexander Schallenberg. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", ora 09:00, vetëm pamje)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00, pamje në fillim të takimit)

Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për media me rastin e edicionit të 11-të të Ditës dhe Javës Olimpike 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete takim me menaxhmentin e UP. (Objekti i Rektoratit, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj austriak,  Alexander Schallenberg mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton peticionet. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-204, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë për 2021. E ftuar: Artane Rizvanolli, ministre e ME-së; shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për 2021. I ftuar: Armend Mehaj, ministër i MM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim me temën: "Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:50, pamje në fillim të takimit)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton gjetjet e raportit të monitorimit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 11:00- 12:00)

Komisioni për Integrim Evropian takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:05)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës diskuton rreth datave për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:30)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku takohet me ambasadorët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefin e Zyrës së Sllovakisë për mbajtjen e Gala Koncertit që organizohet për herë të parë në Kosovë. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00, pamje në fillim të takimit)

Përurohet hapësira e rinovuar e Fakultetit Juridik. (Ora 14:00)

Klubi i Boksit “Kastrioti” Obiliq organizon turneun "Dita e Çlirimit të Obiliqit". (Obiliq, ora 17:00)

Në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit FemArt do të shfaqet premiera “Toka e Shpirtrave të Trazuar”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Aktivitetet e Komunës së Gjakovës për nder të Ditës së Çlirimit:

-Ora 10:00- Homazhe te Lapidari “Shokët e lirisë

-Ora 12:00- Dhurimi vullnetar i gjakut

-Ora 18:00- Ekspozitë personale e autorit Agron Mulliqi. (Galeria e Arteve Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)

-Ora 18:30- BONEVET – punëtori me fëmijë 5-11 vjeç “Teknologjia dhe loja”

-Ora 20:30- Filmi “Zgjoi”

-Ora 22:00 - Performancë muzikore Ashikët & Friends Parku Kulturor “Ali Podrimja”

Aktivitetet e Komunës së Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit:

-Ora 09:00-10:00 - Vrapimi i lirisë

-Ora 11:00- Garat komunale të notit. (Pishina Europa- Kmetoc

-Ora 15:00- Ballë për ballë me poetin – program i shkurtër i Bibliotekës për nder të çlirimit të Gjilanit

-Ora 20:00- Shfaqet monodrama “Cili je..cili je..” i Bedri Selmanit. (Teatri i Qytetit Gjilan)

Aktivitetet e Komunës së Vitisë për nder të Ditës së Çlirimit:

-Ora 09-30- Mbahet seancë solemne (Salla e Kuvendit Komunal)

-Ora 10:00-Homazhe (Varrezat e dëshmorëve)

-Ora 10:30-Shtegtim me biçikleta. (Viti-Binçe)

-Ora 11:00- Streetball Vitia. (Para Shtëpisë së Kulturës- Viti)

-Ora 19:00-Mbahet koncert festiv. (Sheshi i qytetit)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024