Ngjarjet e datës 14 mars
Lexohet për: 2 min.
ngjarje-4-5-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”. Në konferencën hyrëse, nga një fjalë do ta mbajnë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Drejtoria e Arsimit në Prishtinë organizojnë ngjarjen “Dita e Matematikës – Festivali i Matematikës”. (Gjimnazi i Specializuar Matematikor, rr. “Tahir Zajmi”, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Raporton ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media.(Holli i Kuvendit, ora 11:00).

Promovohet libri "Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit", të autorit Evarist Beqiri. (Teatri kamertal, Kolegji AAB, ora 11:00).

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komuna e Ferizajt, sektori i rinisë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj zbatojnë projektin "Ecim me policinë". Synimi i projektit është të krijohet një marrëdhënie më e fortë midis policisë dhe komunitetit. (Ferizaj).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025