Ngjarjet e datës 12 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)

Këshilli Gjyqësor I Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Ora 09:00)

Ministria e Ekonomisë në kuadër të pakos emergjente për energji, lanson thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.(Para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, ora 09:00)

Policia e Kosovës në një ceremoni të organizuar bën shkatërrimin e armëve të konfiskuara. (Fshati Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Metali05 SH.P.K), ora 09:00)

Mbahet Konferenca III-të Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike. (Hoteli Emerald, Prishtinë, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi, publikon raportin: “Kostoja e pagave jubilare të papaguara (Raport analitik lidhur me ndikimin financiar dhe gjyqësor të rasteve gjyqësore që përfshijnë pagat jubilare)”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Lansohet projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”. Marrin pjesë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, Prishtinë, ora 12.00)

Programi EREA nga Caritas-i Zviceran, në partneritet me shoqatat nacionale bujqësore Organika, Mjedra e Kosovë dhe PePeKo, organizojnë event të hapur që synon të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore.(Sheshi Mbretëresha Teutë, përball Hotel Dukagjini në Pejë, ora 13:00)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jetë të Komandant ‘Qorri’ (Ilaz Ceka). (Shtëpia e Kulturës “Xh. Kurtaj” në Kaçanik, ora 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024