Ngjarjet e datës 11 tetor
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress-7
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish-Rilindjes, ora 10:00)

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohen me Nicholas Abbott – Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, si dhe çështje tjera. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)

Nis Festivali të Kafes dhe Çajit në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00 deri 21:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i Auditorit të Përgjithshëm për raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nisjes së fushatës sensibilizuese për sindromën Down. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 11:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA para Qeverisë së Kosovës organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Ora 12.00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku shqyrtohet në parim projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nisma e komisionit të projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ku intervistohet menaxhmenti i KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Kuvendi, salla N204, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024