Ngjarjet e datës 11 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë do të bëjnë hapjen e fushatës “Njohja e Kualifikimeve Profesionale”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet edicioni i 13-të i KosICT Technology Festival. (Tech Park Prishtina, ora 10:00)
Hapet panairi Expo Sharri. (Te shkolla profesionale në Mejdanin e Shajnës, Dragash, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës të KFOR-it. (Shtabi i KFOR-it, kampi Film City Prishtinë, ora 11:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyra e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ora 11:00)
Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës - debat parlamentar për komunikimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila me Milan Radojiçiq. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, do të organizojnë takim diskutues me pensionistë dhe publikojnë raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”. (Selia e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ora 13:00 – 14:30)