Ngjarjet e datës 11 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ngjarjet e datës 11 nëntor
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare – shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

EULEX-i prezanton raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë. Marrin pjesë Giovanni Pietro Barbano, shef i Misionit EULEX,  Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00-11:35)

Hibrid.info prezanton raportin “Krahasimi Ukrainë – Kosovë në narrativat dezinformuese të Rusisë”. (Hotel “Sirius”, rruga “Agim Ramadani”, Prishtinë, ora 10:30-12:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë ku do të prezantojë përzgjedhësin e ri Jean-Denys Choulet. (Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda mban konferencë për media. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 12:00)

Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:00)

Expoart.40, nën drejtimin artistik të Majlinda Kelmendit, prezanton edicionin e 12-të të projektit ndërkombëtar NET/RRJET. (Qendra Barabar, hoteli ”Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024