Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të komunës së Mitrovicës. (Selac/Bajgorë, ora: 8:15)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, takohet me Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pas takimit, në hollin e Kuvendit do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi dhe do të ketë prononcim për media. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301, ora: 09:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovws, N302, ora: 10:00)
Konsituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, shqyrton listwn e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovws, N303, ora: 10:00)
Komuna e Prishtinës organizon takim koordinues me komunat e rajonit të Prishtinës, përfaqësuesit e OSBE-së, Ministrin e MAPL, Elbert Krasniqin, drejtorin e AKK z. Sazan Ibrahimi, me qëllim të fillimit të ndërtimit të një bashkëpunimi të frytshëm ndër-komunal. (Restorant “Amazona”, Milloshevë, ora: 10:00) (Ora: 11:00 – konferencë për media)
Promovohet libri "Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve" nga autorët Nazmi Xhomara dhe Nehat Mustafa. (Biblioteka Kombëtare, ora: 11:00)