Mbahet takimi ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin: "Saranda në Prishtinë". (OEK, ora 09:00-11:00)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30 - 16:00)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë mban konferencën “Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:30)
Komisioni për Buxhet formon grupin punues për Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Ministri i Mjedisit Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Inaugurohet “Parku japonez”, i ndërtuar nga Organizata Joqeveritare " Qendra për Zhvillime Humane" dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI).(Parku gjendet pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ora 15:30)