Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 09:00)
Lansohet Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK). Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Klinika e Psikiatrisë dhe Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës, organizojnë tryezën me temën “ Stresi në vendin e punës dhe shëndeti mendor”. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:30)Mbahet paneli diskutues i ministrave: Ekonomia kreative në perspektivë. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 12.00 - 14.00)
Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë (FES), mban diskutim mbi dhunën me bazë gjinore dhe femicidi në Kosovë. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 17:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon 25-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:30)
Agjenda e ekipeve kombëtare:
Ora 11:00 – Stërvitja e Kombëtares A (fusha me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali)
Ora 16:00 – Stërvitja e Kombëtares e Kosovës U21 (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
Ora 18:00 – Stërvitja e Kombëtares e Polonisë U21 (Stadiumi “Fadil Vokrri”)