Mbahet dita e dytë e Kongresit të 7-të të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 8:30-14:00)
Oda e Farmacistëve të Kosovës mban Kongresin ndërkombëtar “Integrimi farmaceutik në BE-Sfidat Legjislative”. Me pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. (Klan Arena Prishtinë, ora 9:30-17:30)
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të realizojë projektin Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. (Sheshi “Adem Jashari” Ferizaj, ora 11:00)
Save the Children Kosova organizon ngjarjen festive e edukative për fëmijë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Parku Taukbahqe Prishtinë, ora 12:00-16:00).
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 0, salla P-38, ora 13:00)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon seancë solemne. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 10:00)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Maskota për fëmijë”. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Paradë e fëmijëve”. (Sheshi “Skënderbeu”, Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00-12:50)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Ylberi i Prishtinës”. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon koncert artistik. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00-16:30)