Nget veturën 193 km në orë, gjobitet 300 euro një 30-vjeçar në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
Screenshot_20240209_202647_Viber
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sonte rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve - Bibaj në Ferizaj, ka ndaluar shoferin V.R. (30) pasi në zonën e kufizimit 50 km në orë kishte tejkaluar shpejtësinë 193 kilometra në orë.

Policia ka shqiptuar 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe heqjen e patentë-shoferit për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shenjat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Policia njëherësh fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024