Ngasësi gjobitet 500 euro për tejkalim shpejtësie në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
425578280_689958483344413_3656869583444628992_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar një ngasës automjeti, i cili në zonën e kufizimit 40 kilometra në orë po zhvillonte shpejtësi 93 kilometra në orë.

Policia ngasësit të automjetit për tejkalim shpejtësie i ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative.

Po ashtu, ka shqiptuar masën mbrojtëse - ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025