Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar me inicialet D.B.
Sipas Prokuroria Themelore në Prishtinë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngacmimi”, sipas nenit 182, dhe “Detyrimi”, sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në hetimet fillestare, i dyshuari dyshohet të ketë qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, ndërsa janë siguruar prova relevante që mbështesin këto dyshime.
Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që të gjithë personat që bien ndesh me ligjin të vihen para drejtësisë.