Nga sporti në politikë, sa vota mori trajneri Bylbyl Sokoli?
Sport
Lexohet për: 1 min.
Bylbyl Sokoli
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, vendosi që ta provojë veten edhe në politikë. Ai në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës vendosi që të kandidojë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, deri më tani, kur numërimi i votave për kandidatët për deputet është duke vazhduar ka marrë 12 mijë e 366 vota duke u futur kështu në listën e 50 më të votuarve të kësaj partie.

Me këtë numër të votave, Sokoli pritet të jetë njëri nga deputet e Kuvendit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025