Nga shkurti çmimet e barnave të unifikuara dhe më të ulëta
Tema
Lexohet për: 2 min.
Nënshkruhet lista finale për çmimin e barnave
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga shkurti 2025 qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barna me çmime më të ulëta, por edhe të njëjta në të gjitha barnatoret që operojnë në vend. Kjo po ndodh pasi gjatë kësaj jave nga Ministria e Shëndetësisë është nënshkruar lista finale e çmimeve të produkteve medicinale, e cila i hap rrugë implementimit së ligjit për unifikimin e çmimit të medikamenteve.

Ndonëse këtë ligj e mirëpresin, farmacistët po konsiderojnë se kjo listë disa produkte që kanë qenë me çmime më të ulëta, i ka rritur ato, por edhe disa barna me çmime të larta e ka ulur koston e tyre.

Ligjit që parasheh rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat është miratuar në korrik të vitit të kaluar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për KosovaPress thotë se me listën e re të çmimeve të barnave qytetarët do të blejnë barna më të lira.

Vitia thotë se ligji për unifikimin e çmimit të barnave parashihet të ketë dy filtra në mënyrë që çmimet të jenë të përballueshme.

Oda e Farmacistëve të Kosovës ndonëse e mbështesin zbatimin e ligjit për unifikimin e barnave dhe pajisjeve medicinale, shprehen se vendimi i fundit nga MSH-ja është i pa realizueshëm nëse nuk bëhen disa ndryshime.

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha thotë se lista e re e çmimeve të barnave nuk ka ulje drastike siç po proklamon MSH-ja.

Farmacistët të cilët direkt i prek ky ligj shprehen të lumtur që më në fund në Kosovë do të vlerësohet puna e farmacistit.  

Farmacistja nga Prishtina, Njomza Ramshaj-Haliti për KosovaPress thotë se me listën e re të çmimit të barnave, kostoja e disa produkteve mjekësore është ulur e disa është rritur.

Gjatë muajit maj të këtij viti ishte publikuar lista preliminare e çmimit të produkteve medicinale, por më pas ishte anuluar me arsyetimin se ka pasur rritje të çmimit të 100 barnave. Në vitin 2019, Ministria e Shëndetësisë kishte nxjerrë një udhëzim administrative për unifikim të çmimit të barnave, por që nuk u zbatua asnjëherë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025