"Nga ne për ju", hapet panairi i grave në agrobiznes
Lexohet për: 1 min.
panairi-200723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, është hapur panairi i grave në agrobiznes. Me moton “Nga ne për ju", gratë për dy ditë do të ekspozojnë produkte të ndryshme për shijim.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi tha se ky panair ka për qëllim rritjen e mundësive për gratë.

"Në si Ministri e Bujqësisë dhe si Qeveri e konsiderojmë shumë të rendësishëm rolin e gruas në shoqëri, prandaj kemi marrë  shumë hapa në promovimin e rolit të gruas dhe forcimin e rolit të saj sidomos në bujqësi", tha Demelezi.

Në panairin që do të zgjasë dy ditë do të ekspozohen rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë./E.Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025