Nga mesnata shtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,57% në raport me vendimin e datës 10.7.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i eurodizelit (D-Е V) rritet për 2 denarë për litër.

Siç njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

“Nga data 15.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: ЕUROSUPER BS 95 – 80,00 (denarë/litër), ЕUROSUPER BS 98 – 82,00 (denarë/litër), ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 72,50 (denarë/litër), ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 70,00 (denarë/litër)”, thuhet në njoftim, transmeton Alsat M.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024