Nga gëzim në tragjedi, një i vrarë e disa të plagosur në festimet e titullit të Napolit
Lexohet për: 2 min.
1-Festimet napoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Barazimi 1:1 i Napolit kundër Udineses mbrëmë i siguroi skuadrës së Luciano Spallettit titullin e parë të Serie A që prej vitit 1990, kur legjenda Diego Maradona luante për tanimë kampionin italian.

Ka pasur paralajmërime se festimet mund të zgjasin me ditë të tëra në qytetin e Napolit, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, gjatë festimeve për titull në qytet, gëzimi është kthyer në tragjedi për një numër të konsiderueshëm të tifozëve.

Një person është qëlluar për vdekje dhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë festimeve të Napolit për titullin e parë të Serie A pas 33 vitesh.

26 vjeçari në fjalë u dërgua në spital në Napoli në gjendje të rëndë ku edhe më pas vdiq, bëri të ditur gazeta italiane “La Repubblica”.

Një grua 26-vjeçare dhe dy burra, 20 dhe 24 vjeç, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga plagët me armë zjarri, por gjendja e tyre nuk mendohet të jetë në rrezik për jetën.

Policia po heton të shtënat që ndodhën në zonën e Piazza Volturno të qytetit, me prefektin e Napolit, Claudio Palomba, i cili i tha radios “RAI” se "nuk kishte të bënte me festimet".

Gazeta “La Stampa” raportoi se më shumë se 200 njerëz përfunduan në spital gjatë natës për lëndime të marra gjatë festimeve, nga plagët me thikë deri te djegiet nga fishekzjarrët dhe sulmet e astmës të shkaktuara nga thithja e tymit nga flakët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024