?I zgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) më 6 prill të këtij viti, Agim Ademi ka nisur punën për zbatimin e programit të tij, për të cilin thotë se do të vazhdojë të përmirësojë dhe të modernziojë futbollin në vendin tonë.
Rizgjedhja e tij në krye të FFK-së u përcoll me polemika e kundërshtime të mëdha, duke përfshirë edhe disa prej klubeve elitare të futbollit kosovar si dhe njerëz që ishin shumë të rëndësishëm brenda federatës.
“Sa i përket klubeve, ka shumë prej tyre që nuk iu pëlqen personaliteti i Agim Ademit, mund të mos iu pëlqej të gjithëve, por duhet të jenë real dhe t’ju pëlqej puna. Nuk ka më interesa, apo nuk ka të fortë, të ligë apo të mëdhenj e të vegjël në Federatë të Futbollit por ka punëtorë dhe pa punëtorë. Kështu që duke e pasur parasysh këtë, unë mendoj që secilit iu ka dhënë haku dhe nuk ka asnjë klub, nuk e ka pasur arsyen më të vogël që të jetë kundër punës së Federatës së Futbollit... Unë nuk hakmerrem te klubet të cilat kanë qenë kundër, përkundrazi, e respektoj mendimin ndryshe, por më se shumti e respektoj edhe atë që është ndryshe, por që është real”, tha Ademi.
Periudha nëpër të cilën kaloi gjatë atyre muajve, i pari i FFK-së e pranon se ishte e vështirë, por thotë se ishte i bindur që ishte në rrugën e drejtë dhe për këtë arsye në fund doli triumfues.
Ademi thotë se masivizimi i futbollit është njëra nga objektivat kryesore të tij në mandatin e ri.
Sipas tij, UEFA ka kërkuar që në mënyrë obligative të investohet edhe në futbollin e femrave.
Ekskluzivisht për KosovaPress, Agim Ademi zbuloi një lajm të jashtëzakonshëm për të gjitha klubet dhe shkollat e futbollit në Kosovë
“Meqenëse është intervista e parë, po ua zbulojë edhe një çështje që jemi të interesuar shumë. Klubet të cilat i kanë shkollat e futbollit të organizohen shumë më mirë për faktin se tashmë e kemi mundësinë që t’i lidhim me shkollat e klubeve të mëdha. Çdo shkollë që është interesant në Kosovë do ta lidhim me një klub të madh të kalibrave evropianë e botëror të cilët do të subvencionojnë klubet tona duke pasur parasysh një marrëveshje të tillë bashkëpunimi që ata investojnë në punën e talenteve në fazën e re dhe ata talente të cilët zhvillohen dhe janë të nivelit të elitës sigurisht se do të shkojnë nëpër klube të tilla dhe kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për klubet tona”, zbuloi Ademi.
I brengosur për këtë situatë, Ademi tregon se si do të veprohet për ta përballuar këtë gjendje.
“Tani për ndeshjet në korrik, ne do të veprojmë vetëm me këtë stadium. Do të mundohemi që ta mbajmë stadiumin të gatshëm. Ju keni parë fotot që është në gjendje jashtëzakonisht të mirë në të gjitha drejtimet dhe ambientet brenda, por sidomos fusha. Do të mundohemi pas çdo ndeshje ta rikuperojmë sa më shpejtë dhe e kemi vetëm një çështje që do të merremi vesh me UEFA-n sepse rastis në një kohë kur katër ekipet do ta kenë, shpresojmë të mos e kenë katër ekipet në të njëjtën ditë, mund të vijnë që do ta kenë dhe aty do të operojmë në formë që do t’i ndajmë ditët, dy në një ditë ose dy në një ditë tjetër ose mundësisht nëse i marrim secila nga një ditë, për katër ditë. Kështu do të na e bëjnë një zgjidhje”, ka theksuar Ademi.
“Tani nëse themi a jam i kënaqur normalisht që do të isha i kënaqur që të mos i kishim humbur këto ndeshje, të paktën edhe ndeshjen brenda me Greqinë që e kemi pasur. Normalisht që nuk jam i kënaqur sepse çdo njeri e do suksesin e plotë, por do të presim përfundimin e garave dhe të shohim se ku jemi dhe si po sillet situata dhe normalisht që, ashtu siç kam thënë, ashtu do të veprojmë... (31:50) Kurtulus më vjen keq që ka shkuar, një futbollist jashtëzakonisht i mirë, përkundër që në Suedi, jeton dhe ka lindur atje, është rritur si futbollist në Kosovë, me U21-shin tonë, madje ka qenë dhe kapiten... Secili nëse nuk e do Kosovën me zemër, nuk na duhet realisht sepse nuk mund ta jap më të mirën... Kemi biseduar, por e ka parë veten atje, e ka pasur dëshirën, thjesht na e ka shprehur: ‘E dua Kosovën, por e shoh veten në Suedi dhe kështu po më thotë shpirti e zemra’”, tha në fund Ademi.
Edhe infrastruktura do të jetë prioritet i Ademit në mandatin e ri, derisa tregoi se janë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Sportit për të vazhduar me ndërtimin e shumë stadiumeve të reja në të gjithë vendin./A.Bytyçi/