Neymari u përgjigjet kritikave me dopietë në rikthimin te Santosi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Neymari u përgjigjet kritikave me dopietë në rikthimin te Santosi
New Project - 2026-07-26T174232.466
26/07/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Neymari ka shënuar dy gola për Santosin në rikthimin e tij në fushë dhe u është përgjigjur kritikëve me një festim ironik.

Dopgola e tij i shpëtoi Santosin, që është në luftë për mbijetesë, duke barazuar 2-2 në shtëpi ndaj skuadrës së fundit Chapecoense të shtunën.

Rezultati e lë Santosin vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

34-vjeçari po luante ndeshjen e parë pas dy muaj e gjysmë mungesë dhe shpesh është kritikuar për stilin e jetës jashtë fushës.

Kritikat u shtuan këtë javë pasi mori pjesë në një turne pokeri, ndërsa shokët e skuadrës po luanin një ndeshje të Copa Sudamericana në Venezuelë.

Neymari u përgjigj duke festuar golin e parë me gjestin e ndarjes së letrave dhe më pas duke imituar një goditje golfi me flamurin e këndit.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit i dha fund karrierës ndërkombëtare pasi pesë herë kampionët e botës u eliminuan nga Norvegjia në 1/16 e Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026