Neymar pranë rikthimit në kombëtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Neymar pranë rikthimit në kombëtare
Neymar
09/03/2026 - 17:14
Linku u kopjua

Ylli brazilian Neymar është përfshirë në listën preliminare të përzgjedhur për kombëtaren e Brazilit, për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë, që do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars në Shtetet e Bashkuara. Lista finale e lojtarëve do të zyrtarizohet të hënën e ardhshme nga stafi teknik i Brazilit. 

Kjo është hera e parë që Neymar futet në një listë të kombëtares pas më shumë se dy vjetësh, pasi ai luajti ndeshjen e tij të fundit për Brazilin në tetor 2023, përpara se të lëndohej rëndë në një ndeshje zyrtare. 

Megjithatë, përfshirja në listën preliminare nuk garanton një vend në ekipin përfundimtar, trajneri Carlo Ancelotti do të vendosë përfundimisht pas vlerësimit të formës së tij fizike dhe konkurrencës nga lojtarë të tjerë. 

Brazili do të përballet me Francën më 26 mars në Boston dhe me Kroacinë më 31 mars në Orlando, si përgatitje për Botërorin 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026