Neutralizohen 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit
Lexohet për: 1 min.
y43y43y4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur sot se pas një pune të pandërprerë, efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.

“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, “trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”.

Peleshi publikoi edhe një video nga situata e zjarreve në ishullin e Sazanit, ku flakët në 14 vatra janë neutralizuar nga ana e efektivëve të Forcave të Armatosura. /ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024