Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti të enjten qëndrimin e qeverisë së tij, se lufta izraelite në Gaza nuk do të ndalet derisa të arrihen qëllimet izraelite.
"Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin, as Hamastan dhe as Fatahstan," tha Netanyahu në një fjalim televiziv, të cituar nga e përditshmja “Haaretz”.
Grupi Hamas dhe Autoriteti Palestinez ende nuk kanë komentuar mbi komentet e Netanyahut.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë të paktën 19.667 palestinezë dhe duke plagosur 52.586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.
Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa rreth 130 pengje mbeten në robëri. /AA
Zvicra dhuron 11.5 milionë dollarë për fëmijët në Gaza - KosovaPress