Netanyahu: Trump beson se marrëveshja me Iranin është një shans për të realizuar qëllimet e luftës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Netanyahu: Trump beson se marrëveshja me Iranin është një shans për të realizuar qëllimet e luftës
Netana
23/03/2026 - 21:13
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se foli me presidentin e SHBA-së Donald Trump më herët sot.

Ai tha se presidenti amerikan beson se ekziston “një mundësi për të shfrytëzuar arritjet e jashtëzakonshme” të operacionit të përbashkët SHBA-Izrael për të “realizuar qëllimet e luftës” duke bërë një marrëveshje me Iranin, transmeton  BBC.

Kjo marrëveshje, thotë kryeministri izraelit, “do të mbrojë interesat tona jetësore”

Netanyahu thotë gjithashtu se ushtria e Izraelit po vazhdon të godasë si në Iran ashtu edhe në Liban, po “shkatërron” programin bërthamor të Teheranit dhe po i jep “goditje të rënda” Hezbollahut.

“Vetëm pak ditë më parë, ne eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë dhe ka edhe të tjerë që do të vijnë. Ne do të mbrojmë interesat tona jetësore në çdo situatë”, thotë ai.

Megjithatë, u raportua më herët sot se kryetari i parlamentit të Iranit mohoi se kanë ndodhur diskutime me SHBA-në, duke thënë se “lajmet e rreme” po përdoren për të “manipuluar” tregjet e naftës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026