Netanyahu pritet të përfundojë të mërkurën formimin e qeverisë izraelite
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i emëruar izraelit Benjamin Netanyahu pritet gjerësisht të përfundojë të mërkurën formimin e qeverisë së tij.

Gazeta Yedioth Ahronoth raporton se Netanyahu do të informojë zyrtarisht Presidentin Isaac Herzog deri në mesnatën e së mërkurës se ai ka arritur të sigurojë koalicionin e tij të shumicës.

"Protokolli dikton që njoftimi duhet të bëhet edhe në Knesset," shkruan gazeta.

Netanyahu do të ketë më pas një javë për të paraqitur qeverinë e tij në një votim parlamentar.

Sipas gazetës, anëtarët e qeverisë së koalicionit të ardhshëm u informuan fillimisht për t'u përgatitur për një votim dhe ceremoni të betimit më 28 dhjetor, përpara se Partia Likud e Netanyahut ta shtynte me një ditë ngjarjen.

Nëse Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë deri në mesnatën e së mërkurës, Herzog do të ketë dy opsione, ose të zgjasë afatin me katër ditë, ose të caktojë një zyrtar tjetër për të formuar qeverinë.

Netanyahu ka thënë më shumë se një herë ditët e fundit se kishte arritur marrëveshje me shumë parti politike.

Gazeta Yedioth Ahronoth, megjithatë, raporton se Netanyahu është ende duke punuar në shpërndarjen e portofoleve ministrore për anëtarët e Partisë Likud.

“Likud pritet të mbajë ministritë e mbrojtjes, punëve të jashtme dhe transportit, si dhe pozicionin e kryetarit të Knesset-it”, shtoi gazeta./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025