Netanyahu: Nëse është e nevojshme do të luftojmë kundër armikut vetëm
Lexohet për: 2 min.
Benyamin Netanyahu
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi i tij do të qëndrojë i vetëm nëse duhet pasi që administrata amerikane vonoi disa dërgesa armësh për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ofensivës izraelite në Rafah. “Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë vetëm. Tashmë kam thënë se nëse duhet, do të luftojmë me dhëmbë dhe thonj”, tha Netanyahu. Para Ditës së Pavarësisë së Izraelit javën e ardhshme, Netanyahu kujtoi se gjatë krijimit të shtetit 76 vjet më parë, luftëtarët hebrenj nuk kishin armë dhe se kishte një embargo armësh për Izraelin, raporton Times of Israel. “Sot jemi shumë më të fortë. Ne jemi të vendosur dhe të bashkuar për të mposhtur armikun tonë dhe ata që duan të na shkatërrojnë”, përfundoi ai. Presidenti Joe Biden paralajmëroi për herë të parë publikisht të mërkurën se SHBA do të pezullojë dërgimin e disa armëve në Izrael nëse forcat izraelite kryejnë një pushtim të madh në Rafah në jug të Rripit të Gazës. Në një intervistë për CNN, Biden tha se SHBA do të vazhdojë të furnizojë Izraelin me armë mbrojtëse, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Dome, por jo me bomba dhe predha artilerie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025