Netanyahu kërcënon grupin Huthi të mbështetur nga Irani lidhur me sulmet e shtuara
Bota
Lexohet për: 1 min.
Netanyahu kërcënon grupin Huthi të mbështetur nga Irani lidhur me sulmet e shtuara
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim për grupin Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në javët e fundit, transmeton Anadolu.

"Ne po godasim armiqtë tanë dhe ata që mendojnë se mund të na e prenë fillin e jetës këtu. Kjo do të zbatohet për të gjithë", tha Netanyahu të mërkurën X në një mesazh me rastin e fillimin të festës hebraike Hanukkah.

"Huthit do të mësojnë, siç kanë mësuar Hamasi, Hezbollahu, regjimi i Asadit dhe të tjerët, dhe edhe nëse kërkon kohë, ky mësim do të kuptohet në gjithë Lindjen e Mesme", shtoi ai.

Grupi jemenas thotë se sulmet e tij janë hakmarrje për luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 45.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga tetori i vitit 2023./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025