Netanyahu: Dje qëlluam avionë e helikopterë, sot ura e hekurudha
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Netanyahu: Dje qëlluam avionë e helikopterë, sot ura e hekurudha
netanyahu_urat
07/04/2026 - 19:16
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se ushtria e vendit të tij sulmoi sot ura e hekurudha në Iran.

“Një ditë më parë janë shkatërruar avionë transporti dhe dhjetëra helikopterë në një bazë të forcave ajrore iraniane, ndërsa sot janë goditur linja hekurudhore dhe ura që përdoren nga Garda Revolucionare”, ka thënë ai në një adresim nga zyra e tij, në Jerusalem, transmeton KosovaPress. “Përmes këtyre rrugëve transportohen materiale për armë, vetë armët dhe operativë që sulmojnë Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit”.

Netanyahu deklaroi se vendi i tij po intensifikon operacionet ushtarake kundër asaj që ai e quan “regjim terrorist në Iran”, duke theksuar se sulmet po kryhen me “fuqi gjithnjë e më të madhe”.

Ai theksoi se operacionet janë miratuar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes dhe shtoi se ato nuk kanë për qëllim popullin iranian, por regjimin e Republikës Islamike, që, sipas tij, “i ka shtypur qytetarët për 47 vjet”.

“Ky nuk është më i njëjti Iran, as i njëjti Izrael. Ne po ndryshojmë balancën e fuqisë nga një skaj në tjetrin”, u shpreh shefi i qeverise së shteti hebre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026