Nesër Këshilli i Sigurimit, Izraeli i përgjigjet Iranit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Arkive
Foto Arkivë
7 orë më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të hënën për të diskutuar sulmet ajrore izraelite ndaj Iranit, thanë diplomatët për mediat britanike.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi i bëri thirrje këshillit prej 15 anëtarësh që të mblidhet për sulmet, të cilat ai tha se përbënin një "kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon iu përgjigj ministrit Araqchi, duke thënë se Irani po përpiqej të vepronte kundër Izraelit "në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar".

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, ne kemi të drejtën dhe detyrën të mbrohemi dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur qytetarët e Izraelit”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje "të gjitha palëve që të ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake, përfshirë Gazën dhe Libanin, të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar një luftë gjithëpërfshirëse rajonale dhe për t'u kthyer në rrugën e diplomacisë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024