Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë
Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim për një person të zhdukur qe nga data 27 tetor 2023.
Bëhet fjalë për Shqipe Zekaj (1984), banuese në fshatin Vasilevë-Drenas, për të cilën nuk dihet asgjë qe nga dita e zhdukjes së saj.
Qe nga dita e raportimit e deri më tani, policia ka ndërmarrë një varg veprimesh si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht etj.
“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192”, thuhet në postimin e policisë në Facebook.
Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar - KosovaPress