Nervozizmi i ‘pashpjegueshëm' i Allegrit gjatë derbit me Milanin
Lexohet për: 1 min.
Allegri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në fitoren e Juvemntusit në derbi kundër Milanit, pati një moment shumë interesant në minutat e fundit të ndeshjes.

“Bianconerët” siguruan një fitore 1-0 në “San Siro” të dielën, duke u ngjitur në vendin e tretë, dy pikë poshtë liderit Inter .

Një gol i Manuel Locatellit i dha Juventusit të tri pikët, por trajneri i Maximiliano Allegri nuk ishte i kënaqur me lojtarët e tij në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri toskan donte që lojtarët e tij ta trajtonin lojën dhe për ta përcjellë mesazhin e tij iu desh një sforcim i madh.

Së pari, ai hoqi me zemërim xhaketën, diçka që e kishte bërë tashmë disa vite më parë gjatë një fitoreje ndaj Carpit. Këtë herë, megjithatë, ai hoqi edhe kravatën duke u bërtitur lojtarëve në fushë dhe në pankinë, përcjellë KosovaPress.

Allegri protestoi edhe ndaj gjyqtarit Maurizio Mariani dhe u fut në tunel para fishkëllimës së fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025