Të paktën nëntë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në një koncert në Republikën Demokratike të Kongos, njoftuan autoritetet vendore.
Këngëtari Mike Kalambay po performonte në stadium në kryeqytetin Kinshasa. Një fëmijë 10-vjeçar është në mesin e të vdekurve, sipas mediave lokale. Guvernatori i Kinshasës, Daniel Bumba, ka lëshuar një deklaratë duke fajësuar "ekseset dhe lëvizjet e turmave" për katastrofën.
Në një deklaratë, Maajabu Gospel tha se ishte thellësisht e pikëlluar kur mësoi për vdekjet. Ai fajësoi "ngatërrestarët" dhe tha se ishin 2 mijë oficerë policie në ngjarje që ishin përpjekur t'i qetësonin ata.
Organizatorët këmbëngulën gjithashtu se kishte rreth 30 mijë njerëz në koncert - shumë më pak se kapaciteti maksimal i vendit.
Ai rregullisht pret disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, ndeshje të ndryshme futbolli dhe ishte gjithashtu vendi i ceremonisë së betimit të presidentit Félix Tshisekedi.
Pas kaosit të së shtunës, autoritetet e Kinshasa i kanë kërkuar policisë të forcojë masat e sigurisë dhe u kanë thënë organizatorëve të ngjarjes që t'u përmbahen rregullave të sigurisë.