Ani se kanë kaluar nëntë ditë nga dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk e di datën se kur do të nisë procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi numërimi i këtyre votave mund të nis vetëm pasi të përfundoj procesi i vlerësimit të votave nga diaspora, që sipas tij, deri më tani janë verifikuar gati gjysma prej tyre.
“Numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale të numërimit dhe pasi të bëhet procesi i vlerësimit të tyre nga ana e shërbimit votues të KQZ-së. Unë nuk do të përmend një datë, por në momentin kur të jetë gjithçka gati sigurisht se do t’ju njoftojmë”, tha ai.
Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojë i gjithë procesi në mënyrë që të arrihet deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar.Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...