Me rastin e Ditës së Tokës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar vendimin për themelimin e Task-Forcës për të mbrojtur ambientin në vend.
Ministri i kësaj ministrie, Liburn Aliu ka theksuar se ky veprim do të bëjë reduktimin e mbeturinave të plastikës dhe të përmirësimit të nivelit të mbrojtjes për lumenjtë.
"Kemi nënshkruar vendimin për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër, që është veprim i rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e mjedisit në vendit tonë. Kjo Task-Forcë po krijohet si një strukturë e veçantë dhe e përkohshme dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtës për lumenjtë, degradimin mjedisor, parqeve kombëtare dhe reduktimin e mbeturinave të plastikës. Presim që brenda javës të mbajmë mbledhjen që do të miratohet edhe agjenda e veprimeve konkrete", tha Aliu.