Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit 2022/23 në mes të ASHAK-ut dhe ASHSH-së
Lexohet për: 1 min.
IMG_5847
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot në Prishtinë u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit 2022-2023 në mes të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 

Protokolli u nënshkrua nga kryetari i ASHAK-ut Mehmet Kraja dhe ai i ASHSH-së, Skënder Gjinushi.

Protokolli i bashkëpunimit përfshin realizimin e projekteve të përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, shkencave shoqërore, shkencave të natyrës, realizimin e botimeve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve artistike, si koncerte e ekspozita, përurime të ndërsjella të botimeve akademike, si dhe bashkëpunim profesional ndërmjet bibliotekave, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025