Nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u nënshkrua sot në Prishtinë dokumenti zyrtar i Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë në Kosovë.
Nënshkrimit të këtij dokumenti i parapriu Konferenca kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike në Kosovë.
Ndërsa, Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, theksoi se eliminimi i dhunës ndaj grave në politikë është një luftë e përbashkët e burrave dhe grave. Duke e konsideruar dhunën si një problem serioz, nënkryetarja Bogujevci u shpreh se ajo duhet identifikuar dhe luftuar fuqishëm.
“Bogujevci theksoi se beteja për eliminimin e dhunës ndaj grave është një angazhim i përhershëm dhe kërkon bashkëpunim nga të gjitha palët, duke përfshirë mediat, shoqërinë civile dhe aktorët ndërkombëtarë”, citohet ajo.Ajo kërkoi që përgjegjësia për dhunën të adresohet drejt abuzuesve dhe jo viktimave dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh nga burrat në parandalimin e dhunës ndaj grave.
Njëkohësisht, u kërkua një angazhim i vazhdueshëm për edukimin dhe inkurajimin e grave të reja për të hyrë në politikë, si dhe për të siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe mbështetës për to.