Nëna Ruke feston ditëlindjen, Haradinaj: Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Nëna e heronjve dhe dëshmorëve Ruke Haradinaj, feston ditëlindjen e saj ditën kur ka ra heroikisht djali i saj Luan Haradinaj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. "Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të paçim përjetë Nana Rukë! Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tuaj: Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!  Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa.  E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë! Të paçim Nanë!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024