Kryeministri shqiptar, Edi Rama pritet të realizoj këtë të diel takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri ka bërë të ditur adresën stadiumi i Galatsit në Athinë, ku në orën 11:00 pritet të zhvillohet edhe takimi.
Edi Rama mbërrin në Athinë në orën 9 të mëngjesit i shoqëruar nga anëtarë të qeverisë së tij dhe më pas do të shkojë Galatsi. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 10.30 dhe pritet të kthehet në Tiranë pasdite.
Media greke shkruan gjithashtu se vizita e kryeministrit Rama mund të cilësohet një vizitë private pasi nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por shton se Rama do të rrethohet nga një eskortë e fortë policie dhe një automjet të blinduar, ndërsa prezenca e policisë në Galat do të jetë e fortë, për të shmangin incidentet.
Kjo vizitë e kryeministrit shqiptar në Greqi vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë në momentin e tyre më të mirë, kjo për shkak të çështjes “Beleri”.
Vetë kryeministri grek Mitsotakis, është shprehur në lidhje me takimin e kryeministrit Rama se “Është zgjedhje e panevojshme, por është e drejtë e tij. Ne nuk e ndalojmë”.